Messi: Spanja më dha mundësinë, por zemra ime ishte me Argjentinën
Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka zbuluar se në të kaluarën ka pasur mundësinë të përfaqësonte Spanjën në arenën ndërkombëtare, por ka zgjedhur pa hezitim vendin e tij të lindjes.
“Spanja më dha mundësinë të luaja për të, por unë gjithmonë kam dashur të luaj për Argjentinën. Është vendi im, e ndiej këtë fanellë”, është shprehur Messi.
Ylli argjentinas, i cili u formua si futbollist në akademinë e FC Barcelona në Spanjë, kishte të drejtë të përfaqësonte “La Roja”-n për shkak të viteve të kaluara atje.
Megjithatë, ai vendosi t’i qëndrojë besnik Argjentinës, me të cilën ka arritur suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare.
Deklarata e tij rikthen në vëmendje lidhjen e fortë emocionale që Messi ka me fanellën bardhekaltër dhe përkushtimin ndaj kombëtares së vendit të tij.
