Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën substanca narkotike dhe armë

Një person është arrestuar në rajonin e Ferizaj pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike, armë dhe para të gatshme.

Sipas Policisë së Kosovës, njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik kanë asistuar në një rast të dhunës në familje, ku kishte dyshime për posedim të narkotikëve. Me urdhër të Gjykatës dhe në prezencë të një dëshmitari, është kontrolluar prona ku jetonte i dyshuari L.I., M/K.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar 86.7 gram marihuanë, 4.7 gram kokainë, 40.2 gram marihuanë në formë çokollade, një pistoletë me gas me një karikator dhe gjashtë fishekë, 400 euro para të gatshme, dy telefona mobil, një pako me letra për mbështjellje të narkotikëve si dhe një peshore digjitale.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Kosova.info/

Go to TOP