Vdes këmbësori në Fushë Kosovë pasi goditet nga vetura

Një këmbësor e ka humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur rreth orës 20:30 në fshatin Bresje, në komunën e Fushë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se në aksident ishte i përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

“Si pasojë e përplasjes, këmbësori (mashkull) e ka humbur jetën, derisa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, deklaroi Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.

Go to TOP