Kultura nga rrënjët e autoktonisë në Kamenicë 

Ruajtja e trashëgimisë etnografike si dhe një mori aktivitetesh, sidomos përgjatë verës, pasqyrojnë një ndërthurje mes traditës dhe nismave moderne në jetën kulturore të zonës së Kamenicës.

“Si klub letrar mbajmë aktivitete si në gjithë Kosovën por i kemi ato më të veçantat ”Flakën e Janarit” që e kemi mbajtur, e kemi manifestimin unik “Lulëkuqet e Prillit””, ka thënë Nexhat Rexha.

Frymë tradicionale përcillet brez pas brezi, duke lënë gjurmë në vazhdimësi, duke kujtuar të kaluarën e duke ndërtuar të ardhmen.

“Në komunën tonë të mirë që është edhe atraktive që ka dhanë shumë njerëz edhe njerëz të penës edhe të luftës edhe njerëz të dijes gjitha mënyrat Meriton komuna Meriton ti kthehet një zhvillimi më të hovshëm”, ka thënë Fatmir Krasniqi, banor i Kamenicës.

“Sidomos në sezonin verore ka aktivitete ka lojëra të ndryshme në shesh gjithçka është super , mendoj që Kamenica u Zhvillu mjaft dhe besoj që ka me u zhvillu hala ma shumë”, ka thënë Fidan Bagjuku, banor i Karaqevës.

Si shumë komuna të tjera, edhe Kamenica gjallëron kur bashkatdhetarët u kthehen rrënjëve. “Ditët e mërgatës” dhe aktivitete te tjera kulturore tubojnë edhe qytetarë të viseve te tjera.

“Pikërisht këtu është edhe qëllimi I artit, kur them të artit them I të gjitha sferave se nuk është arti vetëm letërsia është edhe muzika është edhe sporti edhe fusha të tjera, me këtë zhvillim dhe organizim të jetës kulturore pikërisht përgjigja në pyetjen tuaj që të shkundim pluhurin e historisë nga e kaluara për tu dukur shkëlqimi nga rrjedhat e historisë”, ka shuar Rexha.

Përmes aktiviteteve kulturore, komuna e Kamenicës, në vazhdimësi bën përpjekje për të fuqizuar kohezionin shoqërore, përmes nxitje së dialogut të ndërtojë ura mes brezave.


Go to TOP