Asgjësohen 4130-kilogram produkte ushqimore për fëmijë pas njoftimeve nga sistemi RASFF

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik se, në bashkëpunim me
kompaninë UNION shpk, është realizuar asgjësimi i 7,998 copë produkte ushqimore për fëmijë,
të markave Aptamil dhe Nutricia Bebelac, me peshë totale prej 4,130.80 kg.


Sasia e asgjësuar është specifikuar sipas datave të skadencës, në përputhje me njoftimet e
pranuara nga Njësia e Alarmit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF).


AUV aktualisht është në proces të verifikimit dhe gjurmueshmërisë për të konstatuar nëse ndonjë
sasi e këtyre produkteve ka mbetur ende në treg.


Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të
tregut dhe në zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim garantimin e sigurisë
ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Republikën e Kosovës./Kosova.info/

Go to TOP