I ofroi 50 euro ryshfet zyrtarit policor në Jarinje, arrestohet shtetasi serb

Një shtetas i Serbisë përfundoi në prangat e policisë në pikëkalimin kufitar në Jarinje, pasi dyshohet se ka tentuar të korruptojë një zyrtar policor

Ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Dhënie ryshfeti”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë pasi që i njëjti në Pikë Kalim Kufitar ka ofruar 50 € ryshfet zyrtarit policor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë

Go to TOP