Hetemi: Pavarësia e Kosovës, rezultat i qëndrueshmërisë së popullit
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ka organizuar konferencën e dytë ndërkombëtare me temën “Nga lufta drejt rimëkëmbjes: Një qasje shumëdisiplinore ndaj traumës së luftës në Kosovë”.
Drejtori i institutit, Atdhe Hetemi, tha se pavarësia e Kosovës është rezultat i sakrificave dhe qëndrueshmërisë së popullit të Kosovës.
Në këtë konferencë po marrin pjesë ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët diskutojnë mbi trajtimin e traumave të shkaktuara nga lufta.
