Kryeziu: Vendimi i Kurtit përcakton nëse vendi shkon drejt marrëveshjes politike apo zgjedhjeve të reja

Analisti Ismet Kryeziu ka vlerësuar se lëvizjet e ardhshme të kryeministrit Albin Kurti do të jenë vendimtare për drejtimin politik të vendit në periudhën në vijim.

Sipas tij, Kurti do të duhet të përcaktojë nëse synon që edhe për një mandat të vazhdojë të mbajë nën kontrollin e partisë së tij institucionet kryesore të shtetit – legjislativin, ekzekutivin dhe presidencën – apo nëse do të krijojë momentum për një marrëveshje politike me opozitën, me qëllim shmangien e zgjedhjeve të parakohshme.

Kryeziu thekson se vendi ndodhet sërish në një periudhë kur kërkohet marrëveshje politike mes pushtetit dhe opozitës, në mënyrë që të sigurohen institucione funksionale dhe një balancë, sado minimale, mes pushteteve.

Ai nënvizon se situata aktuale politike varet kryesisht nga qëndrimet dhe vendimet që do të marrë kryeministri Kurti në ditët dhe javët në vijim. /Kosova.info/


Go to TOP