Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ia kanë borxh Kosovës ndryshimin e Kushtetutës për vendet e rezervuara

Shkruan: Florim ZEQA

Albin Kurti ua ka borxh qytetarëve të Kosovës formimin e qeverisë pa kalkulime politike duke respektuar rezultatet zgjedhore!

Siq dihet problemi i Listës Serbe nuk është produkt i Albin Kurtit, por i qeverive paraprake, e në veçanti i atyre që e hartuan Kushtetutën që privilegjon pakicën serbe me vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, madje duke e kthyer atë në kategori kushtetuese, pa të cilën nuk mund të formohen institucionet shtetërore!

Ky lëshim ligjor dhe politik i hartuesve të Kushtetueses, e privilegjoj Listën Serbe, edhe pse antishtetërore dhe antikombëtare, të vendos për shtetin e Kosovës!

Albin Kurti dhe kush do tjetër që mendon ta refuzoj një ‘kategori kushtetuese’ pa i ndryshuar amendamentet kushtetuese që i heqin 10 vendet e rezervuara për serbët do të përballet me të njëjtën situatë paradoksale të bllokadës politike!

Mbetet e pa justifikueshme mos përpjekja e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani që për një mandat të plotë dhe me shumicë absolute të votave në Kuvend, që nuk arritën të iniciojnë ndryshimet Kushtetuese për heqjen e pengesave ligjore për krijimin e institucioneve, që në fakt, janë vendet e rezervuara për serbët dhe zgjedhja e presidentit në Kuvend!

Pa heqjen e vendeve të rezervuara për Serbët dhe pa zgjedhjen e presidentit nga populli, në vijimësi do të kemi përsëritje të situatës së njëjtë, të bllokadave për konstituivin e Kuvendit dhe postbllokadave për zgjedhjen e presidentit!

Albin Kurti në vend që të punoj për heqjen e privilegjeve për Listën Serbe, po kërkon “serbë të ndershëm” për të mënjanuar pengesën ligjore!

Por kjo është e pamundur në rrethanat aktuale pa e ndryshuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Sado të devotshëm që mund të jenë dy serbë të “ndershëm” nuk mund të inkorporohen në qeveri Rashiqi apo Dimiqi për shkak të pengesave ligjore!

Pavarësisht guximit politik dhe profesional të Radomir Dimiçit, kundërshtar i hapur i regjimit jo vetëm të Millosheviqit por edhe politikës serbe të këtyre viteve të fundit kundër Kosovës, do të jetë i detyruar ta “shpërblejë” Listën Serbe ose ta çojë përsëri vendin në zgjedhje!


Go to TOP