Filloi Kampionati Mesdhetar në Prishtinë

Me ndeshjen Spanja – Kosova, ka nisur Kampionati Mesdhetar për hendbollistet deri në moshën 16-vjeçare.

Kjo ngjarje e rëndësishme po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Po marrin pjesë 12 ekipe kombëtare.

Ndeshjen mes Spanjës dhe Kosovës e fituan hendbollistet spanjolle me rezultat 39:13.

Në program sot janë edhe pesë ndeshje të tjera.

Nga gjashtë ndeshje zhvillohen deri të shtunën.


Go to TOP