Koci: Arrestohet nga policia serbe një shtetas i Kosovës

Avokati, Arianit Koci, ka bërë të ditur se sot, rreth orës 11:00, gjatë kalimit transit nëpër Serbi, është ndaluar e arrestuar nga policia serbe, shtetasi i Kosovës, Mit’hat Llozhani.

“Ky nuk është rast i izoluar. Arrestimet e shtetasve të Kosovës gjatë transitit nëpër Serbi po përsëriten dhe kjo po krijon pasiguri reale për këdo që udhëton përmes atij territori”, ka shkruar Koci në Facebook.

Ai ka thënë se këto arrestime duhet të ndalen, derisa shtoi se shteti duhet ta trajtojë këtë si çështje serioze të sigurisë së qytetarëve, duke kërkuar edhe ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare.

“Diplomacia jonë duhet të reagojë fuqishëm, pa përjashtuar masa konkrete politike, përfshirë edhe mbylljen 24-orëshe të kufirit, nëse arrestimet vazhdojnë. Nga ana ime në cilësinë e avokatit, po bëhet maksimumi i mundshëm. Megjithatë, mbrojtja efektive e qytetarëve të Kosovës nuk mund të mbetet vetëm në nivel individual. Kjo është përgjegjësi e shtetit, brenda dhe jashtë kufijve të tij”, ka shkruar Koci. /Kosova.info/


Go to TOP