Ballkani transferon mesfushorin bullgar Stanislav Petkov

Klubi i Ballkanit nga Suhareka ka vazhduar përforcimet në afatin kalimtar, duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit bullgar Stanislav Petkov.

Sipas komunikatës së klubit, njëzet e një vjeçari ka kaluar sezonet e fundit në futbollin e Evropës Lindore dhe Qendrore, ku ka fituar përvojë të vlefshme ndërsa te therandasit pritet të sjellë ritëm, forcë fizike dhe siguri në organizimin e lojës.

“Ballkani vazhdon të përforcohet në afatin kalimtar, tani duke transferuar mesfushorin bullgar Stanislav Petkov. 21 vjeçari, i cili vjen me një përvojë të rëndësishme nga kampionatet si ai bullgar dhe slloven, do të jetë një lojtar i ri i rëndësishëm në ekipin tonë. Petkov luan si mesfushor defensiv dhe pritet të përforcojë dukshëm këtë repart me agresivitetin dhe aftësitë e tij mbrojtëse. Me një vlerë tregu në rritje dhe eksperiencën e fundit te Tabor Sezana, ai është gati për aventurën e re me ne”, ka njoftuar klubi nga Suhareka.


Go to TOP