Ndarje e hershme nga jeta e arkitektes Arzije Zeneli

Është ndarë nga jeta arkitektja Arzije Zeneli, e njohur për kontributin e saj në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Ajo ka shërbyer për vite me radhë në institucionet e kulturës, veçanërisht në Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.

Ministri i Kulturës, i Rinisë dhe i Sportit, Hajrulla Çeku, ka shprehur ngushëllime për familjen Zeneli, kolegët dhe komunitetin profesional. /Kosova.info/


Go to TOP