Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
Një person është lënduar në Brezovicë, pasi skijonte në zonë të ndaluar dhe bashkë me dy persona të tjerë shkaktuan ortek bore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, konfirmoi për RTKlive se i lënduari është transportuar te ekipet mjekësore përmes ndihmës së Shërbimit të Shpëtimit.
“Rreth orës 12:30, tre skiatorë që po skijonin jashtë shtigjeve të lejuara në zonën “Foleja e Shqiponjës” shkaktuan një ortek të vogël, ku njëri prej tyre u lëndua lehtë në gju. Shërbimi i Shpëtimit reagoi menjëherë dhe e transportoi të lënduarin në ambulantën e Hotel Molikës, ku mori ndihmën e parë”, thuhet në njoftimin e tij.
