Pasivizimi faj kolektiv mbarëshqiptar!

Shkruan: Shqiprim ARIFI

Nga 2011 Serbia ka nisur spastrimin etnik administrativ të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të njohur si PASIVIZIM.

Në atë kohë, subjektet politike shqiptare në Luginë bashkëpunonin dhe koaliciononin me SNS-in dhe SPS-in, pa e tematizuar apo kushtëzuar këtë proces selektiv ndaj shqiptarëve, sepse “vizioni” i vetëm i atëhershëm ishte pasurimi dhe të qëndruarit në pushtet sa më gjatë. Pasivizimi jo vetëm që nuk u ndal, por u intensifikua ndër vite, ndërsa klasa politike shqiptare heshti.

Përkundrazi, 2013 Ragmi Mustafa i dha mirënjohje (Zahvallnicë) Aleksandar Vuçiqit, ndërsa në 2016, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi (bashkë me Ardita Sinanin) i’a votuan programin qeverisës Vuçiqit, program ky, që përmbante edhe PASIVIZIMIN.

A po e kuptojmë drejt këtë?!

Shqiptarët spastroheshin në mënyrë burokratike, ndërsa përfaqësuesit e tyre ua jepnin mirënjohjen dhe votonin Qeverinë e Serbisë.

Në 2018, si parti e re politike, filluam luftën e drejtpërdrejtë kundër PASIVIZIMIT, duke e ndërkombëtarizuar këtë çështje me seriozitet maksimal, gjithçka me forcat tona dhe pa përkrahje financiare apo lobim politik të shteteve tona amë. Duke u kërcenuar nga Serbia në forma të ndryshme, deri tek heqja nga pozita e kryetarit të komunës.

Rezultatet erdhën shpejt:

Më 2019 – raportim nga Komisioni i Helsinkut

Më 2020 – përfshirje në raportet BE + SHBA

Më 2021 – Rezolutë e Parlamentit Evropian kundër pasivizimit

Më 2023 – “Nusja e Preshevës” në Këshillin e Sigurimit, cekë për herë të parë para botës Pasivizimin e Shqiptarëve në Luginë, fatëkeqësisht 12 vite pas fillimit.

Më 2023 deri 2025, vizitat e sponsorizuara për disa Parti nga Lugina nga Kurti II në US, pa qartësi strategjike, më shumë ndihmë dhe fushatë për veten dhe interesat personale në Luginë.

Më 2026, Kongresi Amerikan e ngriti çështjen në nivel edhe më të lartë, duke kërkuar raport zyrtar nga Serbia për diskriminimin ndaj shqiptarëve të Luginës, përfshirë PASIVIZIMIN. Kjo, si rezultat i natyrshëm dhe logjikshëm i punës së shume viteve më parë.

Pas afro 15 vitesh proces të PAZIVIZIMIT, sot është modë dhe biles patriotizëm, të merret dikush si Albini apo Vjosa me këtë çështje jetike për Luginën. Për Edin mos të flas – ka qenë më e rëndësishme t’i formojë shtet Bektashive, se sa s’paku me cekë diku Pasivizimin e Shqiptarëve. Prej këtyre, askush s’ka folur nga 2011 deri sa u bë modë e patriotizëm, e si përfundim, sot, i kemi mbi 10000 shiptarë të pasivizuar.

Këta as që dinë se çka duhet kërkuar tani, por janë ende në evidentim se a po pasivizohemi dhe a po diskriminohemi!

Sot kërkesa është e qartë, 👉AKTIVIZIMI i menjëhershëm i të gjithë shqiptarëve të pasivizuar, bashkë me realizimin e të gjitha të drejtave të tjera jetike për shqiptarët e Luginës.

Go to TOP