Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që Lumir Abdixhiku të vazhdojë si kryetar i partisë, pavarësisht dështimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Abdixhiku ia ofroi dorëheqjen Kuvendit të partisë të shtunën. Megjithatë, në votimin e fshehtë nga delegatët u vendos që Abdixhiku të vazhdojë ende si kryetar i partisë.
Ai arriti t’i marrë 165 vota kundër dorëheqjes së tij, teksa 135 delegatë kërkuan largimin e tij me votim të fshehtë.
