Filmi ‘Melania’ me premierë në Kosovë, Osmani: Thellim partneriteti me SHBA

Presidentja Vjosa Osmani e quajti rikujtim të partneritetit dhënien e premierës së filmit të zonjës së parë amerikane, “Melania” në Prishtinë.

“Kjo premierë e filmit është një rikujtim që partneriteti mes Kosovës dhe SHBA është i gjerë, i thellë dhe i orientuar drejt së ardhmes. Gjithashtu arti dhe kultura mbeteni urë e bukur dhe e fortë e bashkëpunimit”, tha Osmani në një video gjatë premierës.

“Melania” me regji të Brett Ratner, është dokumentari që shpërfaq 20 ditët e fundit të Melania Trump si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara para inaugurimit të dytë presidencial.

Filmi ofron qasje direkte në jetën e saj private, duke treguar aktivitetet e përditshme, përgatitjet për ceremoninë, momentet familjare dhe rolin e saj gjatë tranzicionit në Shtëpinë e Bardhë.

Premiera botërore e dokumentarit “Melania” u mbajt në The John F. Kennedy Center for the Performing Arts në Washington, D.C. të SHBA-ve. 

Go to TOP