Tahiri: Fitore për Prishtinën, gjykata rrëzon vendimin që grabiste pronën publike

Ish-ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri, njofton një fitore të rëndësishme për qytetarët e Prishtinës pas një vendimi gjyqësor që synonte përvetësimin e pronës publike në qendër të kryeqytetit.

Para disa muajsh, Tahiri u njoftua për një vendim që hapte rrugë grupeve të fuqishme të interesit për të ndërtuar kullat gjigante afariste mbi tokë publike, në kurriz të qytetarëve. Ai nuk heshti dhe angazhoi një ekip profesional pro bono, të udhëhequr nga avokati Faton Fetahu, për të mbrojtur interesin publik.

Sot, drejtësia foli: Gjykata e Shkallës së Dytë rrëzoi vendimin e shkallës së parë dhe e riktheu çështjen në pikën zero.

Tahiri e vlerësoi këtë si një fitore të madhe për Prishtinën, kundër abuzimit dhe kapjes së pronës publike duke theksuar se interesi publik duhet të mbizotërojë mbi interesat e grupeve të kriminalizuara.

“Gjithmonë me qytetarët. Gjithmonë për qytetarët,” theksoi ai. /Kosova.info/

Go to TOP