Përparim Rama pezullon tre zyrtarë komunalë pas arrestimit të tyre
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka marrë vendim për pezullimin nga puna të tre zyrtarëve komunalë, pas arrestimit të tyre nga organet e drejtësisë.
Sipas Ramës, masa e pezullimit do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e procedurave hetimore dhe gjyqësore. Ai ka theksuar se institucioni që drejton mbetet i përkushtuar ndaj ligjshmërisë, transparencës dhe parimit të tolerancës zero ndaj korrupsionit.
“Kryeqyteti do të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme administrative në përputhje me ligjin”, ka deklaruar Rama.
Ai ka shtuar se shërbimet publike duhet të ushtrohen me integritet dhe përgjegjësi, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin./Kosova.info/
