Konkurs publik/Shoqata e Shkencëtarëve e Kosovës
Shoqata e Shkencëtarëve e Kosovës ka shpallur konkurs publik për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillave Shkencorë Tematikë.
Thirrja është e hapur për studiues dhe ekspertë me gradë Master ose PhD, me përvojë në kërkim shkencor dhe analiza të politikave publike.
Aplikimet dorëzohen përmes dërgimit të CV-së në adresën [email protected], ndërsa afati i fundit për aplikim është 27 shkurt 2026.

