KQZ sot diskuton për procesin e rinumërimit të deritashëm të vendvotimeve

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është caktuar çështja e rinumërimit.

Lajmi është bërë i ditur  mëngjesin e së hënës nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se sot (e hënë, 19 janar 2026, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është raporti nga procesi i rinumërimit të deritashëm të vendvotimeve”, njoftoi Elezi.


Go to TOP