Peci merr vendim për rrënim dhe lirim të hapësirave publike
Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka njoftuar se vendimi i radhës është rrënimi dhe lirimi i hapësirës publike te Stacioni i Autobusëve.
“Aksione të tilla do t’i kemi në vazhdimësi deri në lirimin e plotë të të gjitha hapësirave publike”, ka shkruar Peci në Facebook.
Ai më tutje ka thënë se përmes këtij vendimi u bën thirrje qytetarëve që të mos i uzurpojnë hapësirat publike, pasi të gjithë ata që në mënyrë të kundërligjshme i shfrytëzojnë ose i kanë të uzurpuara hapësirat komunale do të përballen me konsekuenca, ashtu siç parashihet me ligj. /Kosova.info/
Prev Post
Njohja dhe zotërimi i Egos
