Analisti thumbon kritikuesit e Grenellit: Qasja e tij ndaj Venezuelës triumfoi ndaj asaj të Rubios
Analisti Shenoll Muharremi ka thumbuar kritikuesit e të dërguarit të presidentit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell.
Ai ua ka rikujtuar atyre se qasja e Grenellit ndaj Venezuelës ka triumfuar ndaj qasjes së sekretarit amerikan Rubio.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se Rubio ishte për një qasje më të but ndaj Maduros, kurse Grenell për qasje më të ashpër.
“Richard Grenell, nuk e keni përmend për një kohë të gjatë. As gjatë zgjedhjeve, asnjëherë:) Kesh tu mendu, ku është more, pse nuk po e shohim. Pastaj mu kujtua që herën e fundit që kam lexu publikisht për të ka qenë para disa muajve, rreth Venezuelës. Ai dhe Sekretari Rubio kanë pasur mospajtime të thella rreth qasjes së SHBA-së. Ky i fundit kërkonte qasje më të butë, por tash të gjithë e kuptuam se cila qasje fitoi në fund”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“E tash kur Irani është në qendër të botës, me siguri Richard Grenell ka shumë punë. A nuk është ai zyrtari më i lartë i operacioneve speciale? Nëse Venezuela dhe Irani nuk janë operacione speciale, nuk di çka është. E Ballkani, ku mbeti? Punë shumë e vogël dhe e parëndësishme kur është në pyetje politika globale”, ka shkruar ai.
