Vërshime e rrëshqitje dheu në Klinë, Elezaj vizitoi zonat e prekura

Kryetari i Klinës, Enun Elezaj,  vizitoi disa zona të prekura nga vërshimet. Ai ishte shoqëruar nga Qëndrim Millaku, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjente, dhe Qemajl Sejdija, drejtori i Arsimit.

Qëllimi i vizitës ishte vlerësimi i situatës në terren. Sipas Elezajt, ekipet e komunës kanë ndërmarrë ndërhyrje të menjëhershme për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e dëmeve.

Ai theksoi se Komuna mbetet në gatishmëri të plotë dhe i bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo nevojë tek shërbimet emergjente.

Fotografitë e publikuara tregojnë se disa zona janë përfshirë nga rrëshqitje dhe vërshime të oborreve dhe bodrumeve të shtëpive. /Kosova.info/


Go to TOP