Përparim Rama viziton zjarrfikësit dhe Urgjencën e Kryeqytetit në natën e Vitit të Ri

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka vizituar zjarrfikësit dhe ekipin e Urgjencës së Kryeqytetit, të cilët edhe gjatë natës së Vitit të Ri kanë qenë në gatishmëri të plotë për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve.

Rama ka vlerësuar lart profesionalizmin, përkushtimin dhe gatishmërinë e vazhdueshme të këtyre shërbimeve jetike duke theksuar se puna e tyre është thelbësore për funksionimin normal dhe të sigurt të Kryeqytetit.

“Profesionalizmi dhe sakrifica e tyre janë një garanci e rëndësishme për sigurinë e qytetarëve tanë,” është shprehur Rama duke u shprehur respekt dhe mirënjohje për punën e palodhshme që zjarrfikësit dhe ekipet e urgjencës bëjnë çdo ditë, veçanërisht në momente festive kur rreziku dhe ngarkesa janë më të mëdha.

Vizita u zhvillua në shenjë falënderimi dhe mbështetjeje institucionale për ata që kujdesen për qytetarët edhe në orët më të vona dhe në ditë feste. /Kosova.info/


Go to TOP