Policia shënon arritje në forcimin e sigurisë publike gjatë vitit 2025
Gjatë kësaj periudhe të vitit 2025, Policia e Republikës së Kosovës ka realizuar me sukses objektivat strategjike të përcaktuara në Planin Zhvillimor Strategjik, duke shënuar rezultate pozitive në forcimin e sigurisë publike në vend.
“Falë angazhimit profesional të zyrtarëve policorë dhe menaxhimit efektiv institucional, Policia e Kosovës ka kontribuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, mbikëqyrjen e kufirit shtetëror si dhe në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.
Sipas Policisë së Kosovës, këto rezultate dëshmojnë përkushtimin e vazhdueshëm institucional për garantimin e një ambienti të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim.
Të dhënat e detajuara, tabelat dhe statistikat përkatëse janë publikuar në ueb-faqen zyrtare të Policisë së Kosovës. /Kosova.info/
