Vdiq veterani i luftës, Gafurr Behluli

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj, ka njoftuar se ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gafurr Behluli.

“Në nderim dhe me pikëllim të thellë, i njoftojmë bashkëqytetarët, familjarët e Dëshmorëve të Kombit, invalidët dhe veteranët e UÇK-së se është ndarë nga jeta Veterani/Invalid i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gafurr Behluli.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Behluli, bashkëluftëtarët dhe gjithë miqtë e tij.Varrimi do të bëhet nesër, më 30 dhjetor 2025 (e martë), në ora 14:00, në varrezat e fshatit Dramjak – Ferizaj. I lehtë qoftë dheu i Kosovës për ty, bashkëluftëtar!” /Kosova.info/


Go to TOP