Përparim Rama vlerësohet nga “Opinion” si një nga Personalitetet e Vitit 2025
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka reaguar pas vlerësimit të tij si një nga “Personalitetet e Vitit 2025” nga emisioni “Opinion” duke falënderuar gazetarin Blendi Fevziu dhe ekipin e emisionit për këtë mirënjohje.
Rama ka shprehur kënaqësinë që mediat në Shqipëri po i kushtojnë vëmendje të vazhdueshme zhvillimeve politike, shoqërore dhe institucionale në Prishtinë dhe në Kosovë duke e cilësuar këtë si një kontribut të rëndësishëm për afrimin dhe bashkëpunimin ndërshqiptar.
Sipas tij, kjo vëmendje mediatike ndihmon në ndërtimin e një hapësire të përbashkët komunikimi, ku bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe vlerësimi reciprok ndërmjet shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri shndërrohen në vlera të qëndrueshme të jetës publike.
Në fund të reagimit të tij, Rama ka shprehur mirënjohjen për vlerësimin e marrë duke theksuar rëndësinë e komunikimit dhe lidhjeve të forta ndërmjet shqiptarëve andej dhe këndej kufirit. /Kosova.info/
