Rama shpërndan dhurata për fëmijët e Kryeqytetit: Festat kanë kuptim kur ndahen me më të vegjlit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me grupin “Plisat”, ka shpërndarë sot dhurata të fundvitit për fëmijët e Kryeqytetit duke sjellë gëzim, buzëqeshje dhe atmosferë festive në prag të festave.

Me këtë aktivitet, Rama theksoi se festat marrin kuptimin më të bukur kur ndahen me fëmijët duke krijuar momente të veçanta dhe kujtime që mbeten gjatë. Ai u shpreh se Kryeqyteti synon të jetë gjithmonë pranë më të vegjëlve duke kultivuar ndjenjën e solidaritetit, dashurisë dhe bashkësisë.

“Sot sollëm pak magji feste në zemrat e fëmijëve tanë. Në Prishtinë, festat janë për t’u ndjerë bashkë, me zemër të hapur dhe dashni për më të vegjlit”, u shpreh Rama.

Aktiviteti u mirëprit nga prindërit dhe fëmijët, të cilët shprehën falënderim për këtë iniciativë që i jep frymë pozitive dhe ngrohtësi festive Kryeqytetit në ditët e fundit të vitit. /Kosova.info/


Go to TOP