TKK organizon lexim skenik për “Katarina Josipi” 2025
Tri dramat fituese të Konkursit “Katarina Josipi” 2025 prezantohen sot në një lexim skenik nga Teatri Kombëtar i Kosovës.
Veprat fituese që do të prezantohen janë “Lufta”, “Pse ke frikë” dhe “Kurora”. Leximi skenik do të mbahet nga ora 17:00 deri në ora 19:00, në një mbrëmje të hapur për publikun, e dedikuar për të gjithë të interesuarit në dramaturgjinë shqipe, leximin dhe diskutimin artistik.
Ky aktivitet synon të krijojë hapësirë dialogu mbi tekstin dramatik, temat bashkëkohore që na prekin sot, si dhe zhvillimin e dramaturgjisë shqipe moderne.
Këtë vit, aktori Astrit Kabashi ka marrë dy çmimet kryesore të konkursit vjetor për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”, me dramat “Lufta”, dhe “Pse ke frikë”. Kurse çmimin e tretë e mori Florent Kurtalani për dramën “Kurora”. /Kosova.info/
