Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Myzejen Selmani, me mesazh politik për 15 janarin

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Myzejen Selmani, ka reaguar me një mesazh politik, duke e cilësuar 15 janarin si një ditë të rëndësishme për Kosovën.

Ajo ka deklaruar se atë ditë, nga Prishtina drejt Norvegjisë, do të përcillet ajo që sipas saj i ka bërë dëm vendit, duke shtuar se “bereta e kuqe edhe një herë do ta fundosë të keqen e këtij vendi”.

Selmani ka theksuar se Kosova ka treguar forcë dhe se ditë më të mira po vijnë, duke përmbyllur mesazhin me shprehjen e dashurisë për vendin.

Go to TOP