Fadil Aliu: Nga Obiliqi në Prishtinë, mbështetje e qartë për ndryshim dhe qeverisje të denjë

Takimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdojnë me intensitet në Obiliq, Fushë Kosovë dhe në Degën e dytë në Prishtinë. Në mesin e kandidatëve ishte edhe Fadil Aliu, i cili bashkë me strukturat dhe qytetarët përcolli mesazhin e unitetit dhe besimit për ndryshim.

Në të gjitha këto zona u vërejt e njëjta energji dhe gatishmëri për angazhim, me qytetarë që shprehën mbështetje për programin e Lidhja Demokratike e Kosovës dhe vizionin e saj për qeverisje të përgjegjshme. Sipas tyre, ndryshimi nuk është vetëm premtim, por vullnet i përbashkët për ta bërë realitet.

Fadil Aliu theksoi se ky mobilizim është dëshmi se vendi ka nevojë për një qeveri që punon për qytetarin. Ai nënvizoi se pas 28 dhjetorit, me mbështetjen e qytetarëve, Kosova mund të ketë institucione më funksionale dhe më afër nevojave reale të shoqërisë.

LDK hyn në këto zgjedhje me program të qartë dhe ekip profesionistësh, nën udhëheqjen e Lumir Abdixhiku, ndërsa Fadil Aliu garon me numrin 50 në listën zgjedhore.

Go to TOP