Kurti takon kryetarin e Obiliqit, i premton bashkëpunim
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi Komunën e Obiliqit, ku u mirëprit nga kryetari i ri i kësaj Komune, Halil Thaçi dhe kabineti i tij.
Kryeministri Kurti i uroi marrjen zyrtare të detyrës pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale me 9 nëntor të këtij viti dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në realizimin e projekteve me interes për banorët e Komunës së Obiliq.
“Gjatë takimit, kryetari Halil Thaçi e falënderoi kryeministrin në detyrë për vizitën dhe e njoftoi me veprimet e para të ndërmarra si kryetar, me planin e tij të punës për muajt në vijim dhe projektet me prioritet për qeverisjen e tij”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
