Ndërpritet mësimi në SHFMU “Pandeli Sotiri” për shkak të problemeve me ngrohjen
Mësimi në SHFMU “Pandeli Sotiri” është ndërprerë sot për shkak të një lëshimi nga punëtori përgjegjës për sistemin e ngrohjes.
Sipas njoftimit të institucionit, Drejtoria e Arsimit në komunë është informuar për këtë situatë me vonesë. Shkolla ka bërë të ditur se janë marrë masat e nevojshme për të shmangur përsëritjen e rasteve të ngjashme dhe për të garantuar zhvillimin normal të procesit mësimor në ditët në vijim.
Nga shkolla u kërkohet ndjesë prindërve dhe nxënësve për shqetësimin e shkaktuar, duke i falënderuar njëkohësisht për mirëkuptimin./Kosova.info/
