Ardian Krasniqi fiton me nokaut në raundin e pestë
Boksieri shqiptar, Ardian Krasniqi ka shënuar fitoren e radhës në boksin profesionist.
Në meçin e zhvilluar në qytetin e Shtutgartit, Krasniqi mposhti kundërshtarin e tij, Gaspar Fernandez me nokaut në raundin e pestë.
Salla ishte e mbushur pothuajse totalisht me tifozë shqiptarë, në mbështetje të nipit të Luanit, Ardianit.
Ardiani vazhdon me rekord pozitiv në boksin profesionist, ku në 12 meçe ka shënuar 12 fitore.
