Salah rikthehet me asisitim në fitoren e Liverpool

Rikthimi i Mohamed Salah në fushë ka qenë një nga momentet kyçe në fitoren e Liverpool 2-0 ndaj Brighton & Hove Albion, fitore që e ka ngjitur skuadrën në vendin e gjashtë të tabelës së Premier League.

Edhe pse e ka nisur ndeshjen nga banka rezervë, egjiptiani ka dhënë kontribut në suksesin e “Reds”.

Liverpooli e ka nisur ndeshjen më mirë dhe ka kaluar në epërsi që në sekondën e dyzet e gjashtë, kur Hugo Ekitike e ka shënuar golin e parë.

Brighton ka tentuar të reagojë dhe krijoi disa raste, por pa sukses përballë portierit Alisson Becker.

Salah është inkuadruar në lojë në minutën e njëzet e gjashtë, pas lëndimit të Joe Gomez, dhe u është pritur me duartrokitje nga tifozët. Prania e tij i ka dhënë më shumë siguri dhe kreativitet sulmit të Liverpool.

Goli i dytë është shënuar në minutën e gjashtëdhjetë, kur Salah ka asistuar nga goditja e këndit, ndërsa Hugo Ekitike ka realizuar sërish me kokë, duke vulosur fitoren e vendasve.

Brighton ka pasur disa tentativa në pjesën e dytë, por nuk ka arritur të shënojë.

Aktualisht tabela e Premier League kryesohet nga Arsenal. 

Go to TOP