Përkthyesja në lot gjatë dëshmimit të djaloshit ukrainas në Parlamentin Evropian
Në një diskutim të zhvilluar pas shfaqjes së një dokumentari për fëmijët ukrainas, asistentja e njërit nënkryetar të Parlamentit Evropian shpërtheu në lot teksa përktheu fjalimin e 11-vjeçarit Roman Oleksiv nga Lvivi.
Djaloshi i mbijetoi një sulmi rus me raketë në Vinitsja, qytet në qendër të Ukrainës. Sulmi i korrikut 2022 e vrau nënën e Romanit.
Djaloshi iu nënshtrua 36 operimeve dhe rehabilitimeve të gjata për shkak të djegieve dhe plagëve.
Pavarësisht kësaj, ai iu kthye studimeve dhe u nderua me çmim nga presidenti i Ukrainës.
