Kushtrim Xhemaili hyn në garë për deputet me numrin 33 nga AAK
Kushtrim Xhemaili, kandidati me numrin 33 në listën e AAK-së, po hyn në garë për deputet me fokus tek energjia e re dhe politika më pranë qytetarëve. Ai vjen nga gjenerata e të rinjve që kërkojnë ndryshim dhe më shumë qartësi në mënyrën si ndërtohen vendimet publike.
Xhemaili njihet si djalë i angazhuar në komunitet dhe i përkushtuar ndaj çështjeve që lidhen me punësimin, familjen dhe zhvillimin ekonomik. Synimi i tij është që në Kuvend të sjellë më shumë zë të rinisë dhe më shumë vëmendje për problemet e përditshme me të cilat përballen qytetarët.
AAK e ka vendosur në listë me numrin 33, ndërsa ai thotë se ky numër duhet të përfaqësojë një votë për punë të drejta dhe më shumë transparencë në institucionet e vendit.
Mesazhi i tij është i thjeshtë. Për ata që besojnë në energji të re dhe qasje të sinqertë në politikë, ai kërkon mbështetjen me nr. 33./Kosova.info/
