`Pop-up Art Week` 2025 vjen me tri ekspozita
Në Galeria 17 në Prishtinë do të hapen tri ekspozita gjatë `Pop-up Art Week 2025`, ku hapësira shndërrohet në një vend takimesh mes artit, imagjinatës dhe komunitetit.
“Denied” nga Gentiana Pallaska, Aurela Kadriu, Aulonë Kadriu e Luca Tesei Li Bassi do të hapet sonte nga ora 18:00.
Të enjten e 11 dhjetorit ju pret ekspozita “Where will the Swallows go?” nga Redina Qose, ndërsa me 13 dhjetor, Diellza Salicana paraqitet me ekspozitën “Cigarette Break”.
