Japonia reagon për përgjimin e aeroplanëve të sajë nga radarët kinezë
Japonia ka protestuar pasi avionët luftarakë kinezë aktivizuan radarët ndaj avionëve japonezë, ndërsa tensionet mes dy vendeve janë përkeqësuar.
Aktivizimi i radarit ndaj një avioni konsiderohet një kërcënim, sepse mund të sinjalizojë një sulm të mundshëm. Japonia tha se ka pasur dy incidente të tilla të shtunën pranë ishujve të saj jugorë Okinawa, raporton BBCNews.
Japonia njoftoi se ka ngritur avionë luftarakë si përgjigje ndaj avionëve luftarakë kinezë J-15, ndërsa Pekini akuzoi Tokio-n për “ngacmim” të forcave të tij gjatë një stërvitjeje. Nuk raportohet për të lënduar ose dëme.
Marrëdhëniet diplomatike midis Japonisë dhe Kinës janë përkeqësuar që nga muaji i kaluar, pasi kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi, sugjeroi se Tokio mund të ndërmerrte veprime ushtarake nëse Pekini sulmon Tajvanin.
Pekini e sheh Tajvanin, që qeveriset vetë, si pjesë të territorit të tij dhe nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta “ribashkuar” me vendin.
Që atëherë, të dyja palët kanë zhvilluar retorikë gjithnjë e më armiqësore ndaj njëra-tjetrës, ndërsa ndarja në marrëdhënie po ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve në të dy vendet.
Java e kaluar, rojet bregdetare të Kinës dhe Japonisë dhanë raporte kontradiktore për një përballje pranë ishujve të kontestuar në Detin e Kinës Lindore.
