Fadil Aliu Hertica në garë për deputet në Kuvend nga radhët e LDK-së
Burime të besueshme të Kosova.info bëjnë të ditur se Fadil Aliu Hertica do të jetë pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Aliu vjen në këtë garë pas një mandati të fituar si asambleist në Komunën e Prishtinës, ku është dalluar për angazhimin e tij në çështjet lokale dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët. Ai njihet veçanërisht në lagjen Kodra e Trimave, zona ku ka ndërtuar bazën më të fortë politike.
Gjatë viteve të fundit, Aliu ka mbajtur qëndrim aktiv për temat që prekin jetën urbane, shërbimet publike dhe zhvillimin lokal.
Aliu nuk hyn për herë të parë në këtë garë. Ai ka qenë kandidat për deputet edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit, ku pati një rezultat të mirë dhe siguroi mbështetje të dukshme në Prishtinë.
Me këtë kandidaturë, LDK synon të forcojë mbështetjen në kryeqytet dhe të aktivizojë elektoratin që e njeh punën e Aliut në nivel lokal.
Zyrtarizimi i emrit të tij pritet të bëhet publik nesër, së bashku me listën e plotë të kandidatëve./Kosova.info/
