Hipokrizia politike e LDK-së dhe AAK-së: Ata që shkelën parimet po i kërkojnë sot PSHDK-së moral
Shkruan: Emanuel Demaj
LDK ka qenë në koalicion qeverisës me VV n. A ishte VV ja parti e majtë atëherë Përse nuk u ngrit asnjë debat për parime kur vetë LDK hyri në qeveri me të Pse sot qortojnë PSHDK n kur të njëjtën gjë e kanë bërë vetë më parë
E njëjta gjë vlen edhe për AAK n që në pothuajse të gjitha komunat ka bërë koalicione me VV n. A ishin prishur parimet atëherë Natyrisht që jo sepse politika e koalicioneve është çështje rrethanash interesi publik programi dhe vizioni.
Prandaj është e pakuptimtë dhe jo serioze që sot dikush nga këto parti t i japë leksione PSHDK së për parime kur vetë i kanë shkelur shumë më herët se ne. Disa nga këta kritikë janë pikërisht ata që e kanë përdorur PSHDK n për interesa personale një mjet për të kaluar pragje për të siguruar pozita dhe për të marrë përfitime elektorale dhe në fund pas zgjedhjeve e injoruan dhe e nënçmuan partinë. Rasti në Gjakovë është shembulli më i freskët.
Po këta që sot flasin për të majtë dhe të djathtë harrojnë se parimet i kanë shkelur vetë vite më herët duke lidhur aleanca me çdo krah politik sa herë u është dashur. Nuk mund të flasësh për moral politik nëse ke bërë tri herë më shumë atë që sot po e kritikon.
PSHDK nuk ka pse të japë llogari për një vendim që është marrë me vota unanime nga Këshilli i Përgjithshëm mbi bazën e interesit të partisë të anëtarësisë dhe të elektoratit. Koalicioni i 28 dhjetorit është vendim i pjekur i domosdoshëm dhe i orientuar kah e ardhmja e PSHDK së dhe jo një shërbim për ata që dikur e shfrytëzuan këtë parti për përfitime të tyre të ngushta.//Kosova.info/
