Dënohet me 24 vjet burgim Jetmir Sinani për rastin në Vushtrri
Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit J.S., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, akuzohet për vrasje të rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të pa autorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), e kthyer në rigjykim sipas Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës me numër PAKR.nr.183/2025, i dates 27.05.2025.
Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Xhemajl Jusufi, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor me datë 25.11.2025, me date 01.12.2025 publikisht shpalli aktgjykimin me të cilin i pandehuri J.S. u shpall fajtor dhe ndaj tij u shqiptua dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej njëzet e katër (24) vjet.
