Atalanta mposht Fiorentinën 2:0, Lookman dhe Kossounou vendosin sfidën

Në xhiron e 13-të të Serie A, Atalanta shënoi fitore të rëndësishme ndaj Fiorentinës me rezultatin 2:0. Ndeshja u dominua nga skuadra vendase, ndërsa Fiorentina vazhdoi të tregojë problemet e këtij sezoni.

Skuadra e Berat Gjimshitit kaloi në epërsi në minutën e 41-të me Kossounou, i cili shfrytëzoi asistimin e De Ketelaere. Pjesa e dytë solli edhe golin e dytë për Atalantën, këtë herë nga Lookman në minutën e 51-të.

Pas kësaj fitoreje, Atalanta pozicionohet e 11-ta në tabelë me 16 pikë, ndërsa Fiorentina mbetet e parafundit me vetëm gjashtë pikë. /Kosova.info/


Go to TOP