Rafuna: Vendimi për buxhetin hap i domosdoshëm për Prishtinës
Jeta Rafuna, nga LDK-ja, tha se jemi para një vendimi të rëndësishëm për funksionimin e kryeqytetit. Ajo tha se vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga vitit 2024 në vitin 2025, nuk është thjesht një vendim teknik.
Sipas saj, është një hap i domosdoshëm për të ruajtur vazhdimësinë e projekteve tona dhe për të siguruar që asnjë qytetar i Prishtinës të mos mbetet peng i vonesave të imponuara.
Ajo shtoi se bartja e mjeteve është mjet ligjor për të garantuar që investimet tona të vazhdojnë pa ndërprerje.
“Ne nuk po bartim vetëm mjete financiare. Ne po bartim përgjegjësi, planifikim, vazhdimësi dhe besimin e qytetarëve që na votuan për të përfunduar punët e nisura. Kjo bartje nuk është luks, është domosdoshmëri. Nëse nuk e miratojmë, projektet mbeten të ngrira, kontratat rrezikohen e mbi të gjitha qytetarët humbin”, ka theksuar Rafuna.
