“Emirates” ndezet sonte: Arsenal – Bayern

Arsenal – Bayern është kryendeshja e xhiros së pestë të fazës së ligës në Champions. Ndeshja zhvillohet në “Emirates”, në Londër, duke filluar nga ora 21:00 dhe transmetohet në RTK.

Arsenali, ashtu si edhe Bayerni, synojnë të konfirmojnë formën e mirë që po kalojnë.
Gjithashtu, sonte zhvillohen edhe disa ndeshje të tjera interesante në garën elitare për klube të futbollit. Interit i pret një udhëtim i vështirë, pasi luan në Madrid ndaj Atleticos.

Kampioni anglez, Liverpooli, do të mundohet të bëjë një hap drejt daljes nga kriza me ndeshjen në shtëpi ndaj PSV-së. Real Madridi luan në Greqi ndaj Olympiacosit, ndërsa ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes PSG-së dhe Tottenhamit.

Të gjitha këto ndeshje fillojnë në orën 21:00, njësoj si edhe Eintracht Frankfurt – Atalanta dhe Sporting – Club Brugge.


Go to TOP