Haradinaj: Kongresi i Manastirit, pikë kthese historike për shqiptarët

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar Kongresin e Manastirit si një pikë kthese historike për shqiptarët.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se Kongresi i Manastirit ishte shtylla e një fillimi të rëndësishëm në identitetin shqiptar.

“Gjuha shqipe u bë ura e unifikimit të kombit, ndërsa alfabeti ynë përcaktoi orientimin perëndimor të shqiptarëve. Kthesa historike që vendosën intelektualët dhe patriotët e asaj kohe mbetet sot themeli i vizionit për një Komb të bashkuar, të palëkundur drejt vlerave euroatlantike”, ka shkruar Haradinaj. /Kosova.info/


Go to TOP