Nesër Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut mësojnë kundërshtarët në play-off të Botërorit 2026! Edhe tifoz sudez jam!
Shkruan: Astrit Gashi
Për herë të parë në histori, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë njëkohësisht në play-off të Kupës së Botës dhe nesër vjen momenti vendimtar: shorti i orës 13:00 në Zvicër, që do të përcaktojë rrugën drejt Amerikës, Kanadasë dhe Meksikës! Takimet zhvillohen me 26 dhe 31 mars.
Shqipëria dhe Kosova
Dy përfaqësueset tona ndodhen në vazon e tretë, ndaj gjysmëfinalet do t’i luajnë në transfertë kundër një skuadre të vazos së dytë.
Kundërshtarët e mundshëm janë:
Polonia
Uellsi
Çekia
Slovakia
Maqedonia e Veriut
Pas humbjes me Uellsin, shpresa vjen nga renditja e mirë në Ligën e Kombeve. Maqedonia është në vazon e katërt, së bashku me Suedinë, Rumaninë dhe Irlandën e Veriut.
Por përballjet do të jenë të forta, pasi kundërshtarët e mundshëm vijnë nga vazoja 1:
Italia
Danimarka
Turqia
Ukraina
Si funksionon shorti?
Skuadrat e vazos 2 përballen me ato të vazos 3.
Skuadrat e vazos 1 përballen me ato të vazos 4.
Fituesit e këtyre çifteve luajnë finalen për biletën e Botërorit.
Shorti përcakton kush do të jetë pritës i finales.
Shqipëria dhe Kosova nuk mund të ndeshen mes vete!
Maqedonia e Veriut mund t’i hasë Shqipërinë ose Kosovën vetëm nëse shkon në finale.
NDARJA ZYRTARE E VAZOVE
VAZO 1:
Itali,
Danimarkë,
Turqi,
Ukrainë
VAZO 2:
Poloni,
Uells,
Çeki,
Sllovaki
VAZO 3:
Irlandë,
Shqipëri,
Bosnjë-Hercegovinë,
Kosovë
VAZO 4:
Suedi,
Rumani,
Maqedoni e Veriut,
Irlanda Veriore
