Dy gjyqtarët kosovarë Bujupi ndajnë drejtësinë në hendbollin evropian
Dyshja e gjyqtarëve kosovarë, Genc dhe Getoar Bujupi, ka qenë e angazhuar sërish në arenën evropiane këtë fundjavë, ka njoftuar Federata e Hendbollit e Kosovës.
“Edhe dyshja Genc Bujupi e Getoar Bujupi ka pasur angazhim tjetër evropian në fundjavë. Dy gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës e kanë drejtuar ndeshjen mes AEK-ut të Athinës dhe Bursas turke. Kjo ndeshje i takoi raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Në Athinë, fitore me rezultat 30:29 shënoi skuadra turke Bursa. Bursa Buyukshehir fitoi 37:29 në shtëpi në ndeshjen e parë dhe avancoi tutje në Kupën Evropiane”, ka shkruar FHK. “Për çiftin Bujupi ishte një tjetër përvojë e suksesshme evropiane”.
