Abdixhiku: Republika jonë e re po shkëlqen – krenar për djemtë që po e ngritin Kosovën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shprehur krenarinë e tij për suksesin e ekipit të Kosovës duke e quajtur atë një arritje historike për vendin. Në një reagim të ngrohtë, ai ka falënderuar futbollistët për sukseset dhe vendosmërinë që po e lartësojnë imazhin e shtetit në arenën ndërkombëtare.
“Republika jonë e re që po shkëlqen. Djema, ju faleminderit që po e lartnoni një vend të tanë! Kjo arritje historike na bën të gjithëve krenar,” ka shkruar Abdixhiku duke bërë thirrje që energjia dhe besimi të vazhdojnë edhe në sfidën e radhës.
Ai ka theksuar rëndësinë e play-off-it duke e cilësuar atë si një hap të madh drejt ëndrrave kolektive të qytetarëve të Kosovës.
“Le të fitojmë në play-off. Për të gjitha ëndrrat që i kemi pasë dikur. Për rrugëtimin e një shteti që s’ka me u ndalë kurrë. Për fanellën. Për flamurin. Për Kosovën,” përfundoi ai. /Kosova.info/
